Akullnajat e Zvicrës po shkrihen me ritme shumë të shpejta. Në pesë vitet e fundit alpet e Zvicrës kanë humbur 1 të 10 e akullit. Nivelet rekord të shkrirjes u raportuan nga Komisioni për Kriosferë në Akademinë Zvicerane të Shkencave bazuar në matjet e 20 akullnajave.

Studimi i tyre vjetor mbi akullin tregoi se vera e nxehtë e këtij viti, por edhe ngrohja globale ka bërë që Alpet e Zvicrës të kenë më pak akull se dikur.

Komisioni për Kriosferë tregon se mbulesa e dëborës në akullnajat ishte rreth 20-40 % më e lartë në Prill dhe Maj të këtij viti, me thellësi deri në gjashtë metra, sesa në Qershor.

Sipas akademisë, veçanërisht në pjesën lindore dhe veriore  të Zvicrës humbjet e vëllimit të akullit ishin më të larta se mesatarja për dekadën e fundit.

Në një studim të kohëve të fundit të bërë në Zvicër ka treguar se 90% e 4 000 akullnajave që ndodhen në Alpet e Evropës do të zhduken nëse shtetet nuk marrin masa për hartimin e politikave për zvogëlimin e gazeve në atmosferë.