Amazona po digjet prej skenarit të OJQ-ve?

22/08/2019 - 22:54

Zjarret në pyjet e Amazonës janë aq intensive sa tymi ka mbuluar qytete që gjenden edhe mijëra kilometra larg.

Këto zjarre, raportohet se janë aq të mëdha sa që mund të shihen edhe nga hapësira. Ekspertët thonë se e gjithë kjo mund të ketë pasoja të rënda te klima, ndërkohë, presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka fajësuar organizatat joqeveritare se kanë nisur flakët.

“Sa i takon zjarreve në Amazonë, unë kam përshtypjen se ato mund të jenë shkaktuar nga OJQ-të sepse atyre u duheshin para. Çfarë qëllimi kishin? Të hapnin probleme për Brazilin”, tha Bolsonaro.

Bolsonaro, në mënyrë të vazhdueshme është kritikuar se nuk ka mbrojtur pyllin më të madh të botës dhe se ka promovuar një politikë shpyllëzimi, pro bizneseve.  Amazona është një magazinë jetësore e karbonit, që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.

Sipas qendrës hapësinore të kërkimeve të Brazilit, 72.843 zjarre kanë prekur Amazonën, një rritje kjo prej 83 përqindësh krahasuar me vitin e kaluar.

Ashtu siç po ndodh në Brazil, edhe në Bolivi, zjarret po shkrumbojnë hapësira të mëdha toke. Sipas zyrtarëve bolivianë, rreth 500 mijë hektarë pyje janë shndërruar deri më tani në hi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kujdes kur zgjidhni mjekun! Çdo minutë 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar.

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se djali i Osama bin Ladenit është vrarë në një operacion kundër terrorizmit në SHBA.

Snowden paralajmëron dhe promovon: Në disa intervista, ish-punonjësi i shërbimit të fshehtë të Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden, par

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se ka dhënë dorëheqje nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Er

Organizata për ndihma Malteser ka publikuar një raport për migracioni, ku jepen lajme të mira për ekonominë.

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Turqi, në zonën Kulp të Dijarbakirit.

Rrjeti social, Facebook ka njoftuar se ka pezulluar për 24 orë faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për shkak të shkeljes të

Planet e Qeverisë britanike për largim nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, tregojnë vështirësi të mundshme në sigurimin e ilaçeve dhe n

Mbrojta e klimës, digjitalizimi, siguria nacionale… janë vetëm disa nga sfidat, për të cilat foli Angela Merkel në Bundestag.