Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter ka lëkundur Turqinë pasditen e sotme. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qënë në një zonë pranë Ankarasë, ndërkohë që dyshohen edhe për viktima. 

Qytetarët turq kanë “vërshuar” në Twitter, ku edhe kanë publikuar pamje nga pasojat që ka lënë pas tërmeti, ku nuk mungojnë as shtëpitë e shembura, në të cilat ekziston mundësia që të kenë zënë persona brenda. 

“Allahu na ndihmoftë! Shpresoj mos të ketë jetë të humbura. Zot mbroje kombin tonë. Faleminderit zjarrfikësve që po punojnë me urgjencë nën rrënoja,”-shkruan një qytetar në Twitter, ndërkohë që sjell edhe pamjet e para nga vendi.

Ndërkohë në sfond dëgjohen të qarat e njerëzve të frikësuar, që kanë dalë menjëherë në rrugë dhe sirenat e ambulancave që kanë rrethuar rrënojat. 

Shih videon: https://twitter.com/i/status/1220778462530756611

Shih videon: https://twitter.com/i/status/1220778479110717446