Amerika konfiskon monedha digjitale në vlerë të miliona dollarëve nga Al-Qaeda dhe ISIS

14/08/2020 - 10:04

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka konfiskuar monedha digjitale, si bitcoin dhe disa tjera në vlerë të miliona dollarëve, të cilat janë shfrytëzuar nga organizata terroriste si Al-Kaida, Shteti Islamik dhe Hamas, për të krijuar fonde për misionet e tyre.

Ky Departament ka thënë më 13 gusht se ky operacion përbën konfiskimin më të madh të monedhave digjitale të lidhura me terrorizim nga ana e qeverisë amerikane.

Hetuesit kanë konfiskuar rreth 2 milionë dollarë të valutave digjitale në më shumë se 300 llogari të këtij lloji, në katër faqe interneti dhe katër llogari në rrjetin social, Facebook, kanë thënë autoritetet.

Monedhat digjitale si bitcoin janë të dizajnuara për t’u verifikuar vështirë, andaj pëlqehen për transaksione të paligjshme.

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka thënë se një prej grupeve ka nxitur donacione përmes kësaj mënyre, duke u thënë donatorëve se veprimet e tyre nuk mund të gjurmohen.

“Këto veprime tregojnë se zyrtarët për zbatim të ligjit janë një hap para tyre”, ka thënë John Demers, asistent i Prokurorit të Përgjithshëm, përmes një konference telefonike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duke nisur nga sot, në verilindje të Anglisë, pub-et, baret dhe restorantet do të mbyllen prej orës 10 të darkës deri në 5 të mëngjesit,

Qytetarët në Izrael po përgatiten që të festojnë Vitin e Ri Hebre këtë të premte, por qeveria ka vendosur që të rikthejë karantinën.

Me ardhjen e vjeshtës numri i të infektuarve me koronavirus ka ardhur duke u rritur.

Shtatëmbëdhjetë vende anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë emëruar një ekip të pavarur ekspertësh për

Kundërshtari i Presidentit rus Vladimir Putin, opozitari Alexei Navalny është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, kanë shkruar mediat e h

Italia vijon të shënojë një trend rritës për sa i përket viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në vend brenda 24 orëve.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se Franca po drejtohet nga një president “i paaftë”.

Në hijen e luftës kundër pasojave të pandemisë COVID-19 në Bashkimin Evropian (BE) gjatë tetë muajve të fundit shitjet e makinave të reja

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të enjten për "ritme alarmante të transmetimit" të Covid-19 në të gjithë Evropën dhe para

Dymbëdhjetë minuta për të ditur jo vetëm nëse jeni pozitiv por edhe sa shumë sëmurë jeni dhe nëse keni krijuar antitrupa.