Amerika Latine dhe Karaibet janë bërë rajoni i globit me vdekshmërinë më të lartë nga epidemia e COVID-19, duke kapërcyer Europën, ku po shtohen masat e reja të izolimit dhe kufizimet e udhëtimit.

“Pandemia ka vrarë rreth 722 000 njerëz, duke infektuar më shumë se 19 milionë persona në planet”, sipas një raporti të lëshuar nga burime zyrtare, shkruan ATA.

Amerika Latine dhe Karaibet kanë numrin më të madh të vdekjeve, të paktën 215 859 viktima, përpara Europës me 212 794 viktima.

Rajoni është gjithashtu, rajoni me më shumë raste infektimi (më shumë se 5,4 milionë), kryesisht në Brazil, ku të premten i u raportuan 100 000 viktima dhe 2,9 milionë raste në total.

Meksika është bërë vendi i tretë me më shumë vdekje në botë, duke tejkaluar pragun e 50 000 viktimave (51 311, me 469 407 raste të konfirmuara infektimi).