Angela Merkel është zgjedhur nga ligjvënësit gjermanë për një mandat të katërt si kancelare dhe pritet të betohet të mërkurën.

Votimi në parlament të mërkurën në mëngjes i jep fund trazirave që zgjatën pothuajse gjashtë muaj, pas zgjedhjeve federale ku miliona votues braktisën dy partitë kryesore, CDU të Merkelit dhe Partinë Social Demokratike.  

Në një votim të fshehtë, 364 anëtarë nga 709  të Bundestagut  votuan për Merkelin, nëntë më shumë se 50% të kërkuara.

Fitorja e Merkelit shënon gurin përfundimtar në rrugën drejt qeverisë së re të Gjermanisë.