Imazhet e asaj që duket si një “anije fluturuese” janë kapur si rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë. Fotografi David Morris kapi momentin e veçantë pranë Falmouth, Cornwall. Sipas metereologëve , mirazhi superior ndodhi për shkak të “kushteve të veçanta atmosferike që përkulin dritën”, sipas BBC.

Ky iluzion është i zakonshëm në Arktik, por mund të shfaqet shumë rrallë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dimrit. “Kjo ndodh për shkak të gjendjes së motit të njohur si përmbysja e temperaturës, ku ajri i ftohtë qëndron më pranë detit, dhe ajri i ngrohtë më lart.

Meqenëse ajri i ftohtë është më i dendur se ajri i ngrohtë, ai përkul dritën drejt syve të dikujt që qëndron në tokë ose në bregdet, duke ndryshuar mënyrën se si shfaqet një objekt i largët.”, shprehet metereologu David Braine.