27/02/2021 - 20:20
Arkeologët në Itali kanë zbuluar një karrocë ceremoniale pranë qytetit antik romak të Pompeit. Karroca me katër rrota u gjet pranë një stalle, ku tre vite më parë u zbuluan edhe tre kuaj.
Ekspertët besojnë se ka gjasa që karroca e gjetur të jetë përdorur në festa dhe parada. Ata thanë se gjetja e saj është “e jashtëzakonshme” dhe se ishte ruajtur në një gjendje të mrekullueshme nën hirin e vullkanit.
Pompei, i përfshirë nga një shpërthim vullkanik nga Mali Vezuv, është një thesar arkeologjik. Shpërthimi vullkanik e varrosi qytetin në një shtresë të trashë hiri, duke ruajtur shumë prej trupave të banorëve dhe ndërtesave të tij.
/portali DurresLajm/