Opozita dhe mediat turke së fundmi kanë akuzuar qeverinë për fshehjen e shifrave të Covid-19. Në një video të publikuar nga İbrahim Özkan, nënkryetar i Grupit të Partisë İYİ, shihen njerëz që presin në radhë për të varrosur të vafërmit e tyre.

Sipas Ozkan, pamjet nga video kanë zbuluar të vërtetën e Covid-19 në Turqi. Aty shihen arkivole të shumta me të vdekurit, dhe një media greke ka publikuar edhe foto të një autobusi turistik që sipas saj transporton viktimat e Covid.

Akuza të tjera për fshehje të numrit real të të prekurve kanë ardhur edhe nga kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglou, i cili që nga pasditja e së enjtes, ka këmbëngulur se numri i të vdekurve është të paktën dyfishi i atyre që qeveria ka raportuar deri tani.

Pas këtyre akuzave, qeveria duket se është detyruar të raportojë gjendjen reale të situatës ku nga 1,500 deri në 1,800 raste që zbuloheshin në ditë, njëherësh u bë e ditur për të paktën 30,000 të infektuar në ditë.

Pamje ku shihen arkivole të shumta, që pasqyrojnë situatën e komplikuar nga Covid ka shpërndarë në Twitter edhe gazeta turke Sozcu.