Arrestohet aktivisti që publikoi videon e skandalit të politikanit francez

15/02/2020 - 22:29

Policia franceze ka arrestuar një aktivist rus që publikoi në internet videon e skandalit seksual të politikanit Benjamin Griveaux, kandidat për Parisin në zgjedhjet lokale.

Mediat franceze raportojnë se Petr Pavlensky u arrestua në Paris. Megjithatë, sipas disa raportimeve të tjera, thuhet se arrestimi i Pavlensky nuk ka lidhje me publikimin e videos. Ai është arrestuar pas hetimeve për një konflikt me armë të ndodhur në Paris më 31 dhjetor. Aktivisti rus kishte kërkuar azil politik në Francë në vitin 2017.

Në videon seksuale që ai publikoi në internet, shfaqet aleati politik i Presidentit francez Emannuel Macron duke i treguar pjesët intime një vajze të re me të cilën ka patur lidhje jashtëmartesore.

Pas publikimit të këtij skandali, kandidati për Parisin, Benjamin Griveaux, u tërhoq nga gara elektorale.

Kryebashkiakja aktuale e Parisit, Anne Hidalgo, në një reagim pas video-skandalit, ka thënë se jeta personale e qytetarëve duhet të respektohet.

Drejtuesi i së martës ekstreme në Francë, Jean-Luc Mélenchon, dënoi publikimin e kësaj videoje. Ndërsa liderja e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen, sugjeroi që Griveaux nuk duhet të hiqte dorë nga gara elektorale për Parisin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Turqia anuloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe vendosi të ndalojë udhëtimet midis 30 qyteteve, përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe I

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sot vendi me numrin më të lartë të personave të prekur nga koronavirusi.

Ditë pas dite, lista e mjekëve që humbin jetën në Itali nga koronavirusi, fatkeqësisht, shtohet me emra të rinj.

Presidenti i Italisë, Sergio Matarella në një video mesazh sot ka thënë se Italia po përjeton një faqe të keqe të historisë së saj dhe i

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të premten paketën e stimujve ekonomikë prej 2.2 trilionë dollarësh, më masivja në historinë amerikane, për

Papa Françesku mbajti sot një lutje speciale në sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit duke i kërkuar Zotit përfundimin e pandemisë së koronav

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar numri më i lartë i vdekjeve që nga fillimi i

Ka shkuar në 795 numri i personave të prekur me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 14579.

Kryebashkiaku i New York-ut,, Bill de Blasio tha se njerëzit duhet të përgatiten të qëndrojnë të mbyllur deri në fund të majit.

Pas kryeministri britanik, Boris Johnson, “The Guardian” raporton se edhe ministri i Shëndetësisë së vendit, Matt Hancock është konfirmua