Arrestohet në Turqi gruaja e një komandanti të ISIS-it

Postuar: 20/07/2018 - 17:31

   Turqia ka arrestuar gruan e Abu Omar al-Shishani, njëri prej komandantëve kryesorë të grupit militant, Shteti Islamik, që është vrarë dy vjet më parë, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve.

Agjencia Anadolu raportoi se katër persona janë arrestuar në Stamboll, për shkak të lidhjeve të dyshuara me IS-in.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Seda D., e cila ishte e martuar me al-Shishanin. Agjencia e lajmeve DHA ka thënë se gruaja po përdorte një pasaportë false.

Shishani, ishte “ministër i luftës” për IS-in dhe ka qenë i pranishëm në shumë video propaganduese të grupit militant. Ushtria amerikane ka thënë se ai është vrarë në Irak në korrikun e vitit 2016, gjatë sulmeve ajrore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident tragjik i ka marrë jetën katër fëmijëve të moshës fillore në Holandë, pasi treni është përplasur me biçikletën me të cilën a

Zyrtarët në Meksikë kanë nisur hetimet pasi një kamion i mbushur me 157 kufoma njerëzisht është gjetur i braktisur në një fushë.

   Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak u arrestua sot dhe pritet të fajësohet në kuadër të hetimit që hedh dyshime për përvetësimin

   “Ka qenë takimi më i keq i jetës time”.

Një gjykatë turke ka lënë në burg deri në ditën e gjyqit 24 persona, të cilët protestuan javën e kaluar mbi kushtet e punës në aeroportin

Një modele ruse pretendon se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka tentuar ta helmojë me bar miu.

   Një video e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, që drekon në një restorant klasi në Turqi, ka shkaktuar jo pak zemërim në Venez

   Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar të martën Kinën për tentim të ndikimit në zgjedhjet për Kongres, që mbahen në muajin nënt

Gjykata Supreme e Afrikës së Jugut ka legalizuar përdorimin e kanabisit nga të rriturit në vende private.

Një avion ushtarak rus me 14 persona në bord është zhdukur nga radarët pasi ka fluturuar në Siri. “Kemi humbur kontaktin me ekuipazhin e