Arrestohet shefi ekzekutiv i Nissan, akuzohet për mashtrim

19/11/2018 - 20:20

Shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave Nissan, Carlos Ghosn, ka përfunduar në pranga nën akuzën e mashtrimeve financiare.

Ghosn, një figurë tejet e rëndësishme në industrinë e makinave, do të shkarkohet nga firma japoneze pas një takimi të bordit të enjten. Pretendimet që po rrënojnë karrierën e tij lidhen me fshehjen e të ardhurave dhe për përdorimin personal të aseteve të kompanisë.

Nissani vetë nuk ka reaguar ende ndaj akuzave. Gjithë çfarë u tha nga drejtues të prodhuesit të 6 më të madh të automjeteve në botë është se ndjejnë indinjatë e zemërim dhe se do të përpiqen ta stabilizojnë situatën e të normalizojnë aktivitetin me pjesëtarët e stafit dhe partnerët e biznesit.

Sipas raporteve në mediat japoneze, të cilat nuk janë konfirmuar ende, Ghosn për një periudhë 5 vjeçare duke nisur nga viti 2011, nuk ka raportuar saktësisht një shumë që llogaritet në 44 milionë dollarë.

Nga 2010-ta, firmave japoneze u është kërkuar të tregojnë rrogat e drejtuesve që fitojnë më shumë se 100 milionë yen. Nisani po planifikon të shkarkojë edhe një tjetër shef ekzekutiv, Greg Kelly, i cili gjithashtu është arrestuar e përshkruhet si ndihmës i ngushtë i Ghosnit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur na ndan edhe një javë nga zgjedhjet për Parlamentin Evropian, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Gjermanisë për të shprehur mbësht

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi nga Zagrebi i Kroacisë se Gjermania mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Pas skandalit me videon e zv.Kancelarit të Austrisë Heinz-Christian Strache, Kancelari austriak ka kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Një ish-oficer i CIA-s u dënua me 20 vjet burg për dhënie të informacionit që lidhet me sigurinë kombëtare një agjenti të Republikës Popu

Një varkë me 5.4 ton hashash është kapur në Kanalin e Sicilisë ndërsa mësohet se gjatë operacionit janë arrestuar 3 turq.

Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen sot.

Laburistët ndërprenë bisedimet për Brexitin pa asnjë kompromis.

Perandoria e pasurive të patundshme të Presidentit Donald Trump ka siguruar miliona dollarë  të ardhura vitin e kaluar.