Arrihet marrëveshja për koalicion të madh në Gjermani

Postuar: 12/01/2018 - 10:32

Liderët e partive të Unionit CDU/CSU Angela Merkel dhe Horst Seehofer si dhe ai i socialdemokratëve Martin Schulz, siç njoftojnë agjencitë gjermane të lajmeve, kanë arritur marrëveshje gjatë një takimi prej gati 24 orësh, që të vazhdojnë koalicionin e madh në Gjermani.

Përfaqësuesit e partive kanë hartuar një dokument prej 28 faqesh, i cili është dakorduar gjatë këtyre bisedimeve në nivelin më të lartë, thotë qarqet e afërta me negociatorët. Angela Merkel, Horst Seehofer dhe Martin Schulz do ta paraqesin gjatë ditës këtë marrëveshje para gazetarëve.

Bisedimet përfundimtare mes këtyre partive për vazhdimin e koalicionit i cili edhe tani është në pushtet, kanë filluar para një jave. Gjatë bisedimeve ka pasur mosmarrëveshje dhe tendosje për shumë çështje: refugjatët, ekonominë, financat… por thuhet se ato janë harmonizuar. Gjatë ditës do të dihet më shumë për marrëveshjet e arritura. Këtë marrëveshje duhet ta miratojnë edhe organet e partive që do të futen në koalicion. /Deutsche Welle/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Moti i keq që ka përfshirë nga e premtja pjesën verilindore të Tunizisë shkaktoi pesë të vdekur dhe një të zhdukur, si dhe qindra të p

   Qeveria populiste e Italisë ka ashpërsuar sot rregullat e azilit dhe riatdhesimit, duke miratuar një paketë të hartuar nga ministri i

Në Liberi ka plasur një skandal i madh ku në qendër të tij është presidenti George Weah.

Autoritetet turke urdhëruan arrestimin e 61 ushtarëve të forcave të marinës dhe të forcave tokësore, përfshirë zyrtarët e lartë, për lidh

Një sasi e madhe kartëmonedhash vendase me vlerë 100 milionë dollarë amerikanë, janë grabitur teksa hynin në vend përmes portit të kryeqy

Një grua në Nord Dakota, SHBA, ka varrë shoqen e saj të ngushtë e cila ishte shtatzënë në muajin e tetë dhe i ka marrë fetusin, për ta rr

Çdo shtator, udhëheqësit botërorë vijnë për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me seli në Nju Jork.

   Izraeli ka njoftuar banorët e një fshati në Bregun Perëndimor se ata kanë afat deri me 1 tetor për të prishur banesat e tyre.

   Administrata e Trump njoftoi se po përgatitet të propozojë një rregull të ri, i cili ua vështirëson marrjen e “Green Card”-it emigrant