Vijon të rritet numri i të vdekurve nga uragani "Dorian" në Bahamas.

Sipas autoriteteve vendase deri më tani janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara trupat e pajetë të 30 personave.

Numri i viktimave mund të jetë më i lartë, pasi në listën e të zhdukurve figurojnë me qindra banorë.

Kombet e Bashkuara kanë bërë gati një fond emergjencash prej 5.4 milionë dollarësh për Bahamasin.

Uragani ka shkaktuar përmbytje në Florida, Xhorxhia e Karolinën e Jugut e Veriut.

Mbi 250 mijë abonentë janë pa energji elektrike prej dëmtimit të linjave.