Asnjë ndryshim, vetëm tregti me Kinën

09/09/2019 - 11:18

Njëmbëdhjetë marrëveshje dhe disa fjalë paralajmëruese për Hong Kongun: Me Kinën, Gjermania luan me kujdes dhe me taban të dyfishtë. Pikërisht tani duhet pak guxim nga Merkeli, thotë Maximiliane Koschyk.

Si mund të matet suksesi i një takimi të nivelit të lartë midis Gjermanisë dhe Kinës? Me numrin e marrëveshjeve të nënshkruara? Në rrethanën sa herë është përmenduar fjala “të drejtat e njeriut”? Edhe pse kancelarja Angela Merkel u kthye nga Kina me njëmbëdhjetë marrëveshje bashkëpunimi në bagazh dhe u shpreh publikisht dhe privatisht për protestat në Hong Kong – vizita e Merkelit në Republikën Popullore nuk ishte e kënaqshme as për përfaqësuesit e ekonomisë dhe as për përfaqësuesit e të drejtave të njeriut.

Shoqata Federale e Industrisë Gjermane (BDI) paralajmëron, se anëtarët e saj përplasen me modelin ekonomik kinez në “konkurrencën e sistemeve”. Ai që kishte shpresuar për një dialog të vërtetë me shoqërinë civile kineze gjithashtu u zhgënjye: me avokatët e të drejtave të njeriut Merkeli u takua jo në publik.

Iluzioni i përhershëm i politikës së jashtme të Gjermanisë

Kur bëhet fjalë për Kinën, Gjermania vazhdon me ide të vjetëruara. Me politikën e tij socialdemokrate ndaj Lindjes (Ostpolitik) Willy Brandt-i vërtet kishte sukses gjatë Luftës së Ftohtë. Versioni liberal “ndryshim përmes afrimit” ndërkohë është kthyer në një iluzion të përhershëm të politikës së jashtme gjermane. Hong Kongu është shembulli më i mirë i mungesës së interesit të Kinës për një rend kushtetues liberal-demokratik.

Prandaj, do të nevojitej pikërisht këtu dhe tani ai guxim merkelian, me të cilin ajo pozicionohet herë të tjera kaq qartë në politikën e jashtme: në krizën e Ukrainës kundër Putinit dhe pas eksceseve seksiste të Trumpit. Por me Pekinin, Berlini nuk luan pa rrjetë mbrojtëse dhe pa taban të dyfishtë.

Qëndrimi i qartë nuk duket gjëkundi

Kjo në një kohë, kur ky qëndrim hezitues ndaj Kinës e dëmton autoritetin modest të politikës së jashtme të Gjermanisë. Nga partnerët e BE-së, qëndrimi ambivalent i Gjermanisë ndaj Kinës shihet në mënyrë kritike. Dhe pa mbështetjen e BE-së, Gjermania do të konsumohet pa shpresë midis Kinës dhe SHBA.

Kjo është pikërisht arsyeja pse po përpiqet Merkeli të bashkojë BE-në për një marrëveshje investimi të përbashkët me Kinën. Por për aq kohë sa Gjermania nuk pozicionohet qartë, as BE nuk do të gjejë qëndrim të përbashkët. Dhe po për aq kohë, mbetet e vështirë të negociosh një marrëveshje midis BE-së dhe Kinës.

Është fjala edhe për trashëgiminë politike të Merkelit

Sidoqoftë, Merkeli nuk ka shumë kohë për të. Vizita në Kinë mund të jetë një nga të fundit në Republikën Popullore. Pas përfundimit të mandatit të saj në 2021 ajo dëshiron të tërhiqet nga politika. Gjatë presidencës së saj të Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2020, e cila mendohet se është e fundit, ajo dëshiron të mbajë edhe një samit të përbashkët BE-Kinë në Gjermani. Deri atëherë, ajo duhet të zhvillojë një qëndrim të qartë ndaj Kinës. Për Merkelin, e cila një Gjermani evropiane e bëri lajtmotivin e mandatit së saj, do të ishte tragjike, po të luante me këtë sjellje. /DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nga vullkanet më aktive në Japoni, Sakurajima ka shpërthyer, duke ngritur një re hiri në të paktën 2.000 metra lartësi mbi krater.

Anëtarët e sindikatës së Bashkuar të Punëtorëve të Industrisë së Automobilëve (UAW) filluan sot grevën ndaj kompanisë General Motors, ndë

Çmimet e naftës u rritën gati 20% në një moment të hënën gjatë shkëmbimeve në bursë.

Shtetet e Bashkuara kanë publikuar pamje satelitore dhe kanë cituar zyrtarë të inteligjencës për të mbështetur pretendimin se Irani ka qe

Bashkimi Evropian tha sot se ka “një kërcënim real në sigurinë e rajonit” të Lindjes së Mesme, pas sulmeve ndaj ndërtesave të përpunimit

Forcat afgane, të mbështetura nga forcat e Shteteve të Bashkuara, vranë dy liderë të lartë talibanë dhe së paku 38 luftëtarë të këtij gru

Janë gjetur 44 trupa të prerë në copa brenda një pusi. Ngjarja makabër ka ndodhur në Meksikë, në shtetin Jalisco pranë Guadalajaras.

Kujdes kur zgjidhni mjekun! Çdo minutë 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar.