Audio-inçizimi detyron kryeministrin të largohet nga detyra

17/01/2020 - 11:01

Kryeministri i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk, dorëzoi dorëheqjen, për shkak të një audio-incizimi, ku ai dyshohet se nënçmon njohuritë dhe kompetencat ekonomike të vetes së tij dhe të presidentit Volodymyr Zelenskiy.

"Në ditët e fundit, ju të gjithë keni qenë dëshmitarë të ngjarjeve të vazhdueshme rreth incizimeve që kanë rrjedhur në rrjetet sociale. Për të parandaluar dyshimet për respektin dhe besimin ndaj presidentit, kam dorëzuar dorëheqjen te presidenti", shkruan Honcharuk në një postim në Facebook.

Honcharuk shtoi se audio-incizimet, në mënyrë të rreme, krijojnë idenë se ai dhe ekipi i tij nuk e respektojnë presidentin. Vërtetësia e audio-incizimeve nuk është konfirmuar ende. Honcharuk, 35 vjeç, është emëruar kryeministër në gusht. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Britania e Madhe ka shtuar masat për tu mbrojtur nga virusi vdekjeprurës, koronavirus.

Ka shkuar në shtatë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.

Koreja e Jugut dhe Irani janë dy qendrat e reja të përhapjes së koronavirusit pas Kinës në kontinentin aziatik.

Kryeministri italian Giussepe Conte, në Frontiere su Raiuno, shpjegon se një nga arsyet e shpërthimit të virusit është edhe keqmenaxhimi

“Konfirmoj se nuk ka vatra të reja”, deklaroi sot kreu i Departamentit të Mbrojtjes civile dhe komisioneri i Emergjencës për Koronavirusi

Në videon e mëposhtme duket momenti kur tërmeti me magnitudë 4.4 godet jugun e Italisë.

Një makinë përfundoi mes turmë në një procesion të karnavaleve në Volkmarsen në Hesse, Gjermani, duke shkaktuar mbi 30 të plagosur, përfs

Duke marrë shkas nga përhapja e koronavirusit jashtë territoreve të Kinës, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus,

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka tronditur jugun e Italisë, para pak minutash.