Australia i druhet "katastrofës", shpallet gjendja e jashtëzakonshme

11/11/2019 - 12:25

Rajonet në lindje të Australisë paralajmërojnë se ditën e martë vendi mund të përballet me një katastrofë të vërtetë zjarresh. Temperaturat e larta dhe erërat e forta po përhapin flakët në mënyrë të rrezikshme, dhe u kanë marrë jetën 3 personave.

Autoritetet australiane në rajonet lindore kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga zjarret.

Qytetarët janë apeluar të lënë banesat pasi kushtet atmosferike do të rëndohen më tej ditën e martë.

"Dimë që moti nesër do të jetë në nivele edhe më katastrofike se në ditët e kaluara. Të gjithë duhet të jemi në gatishmëri dhe t'i bindemi zjarrfikësve për të mbrojtur jetët dhe pronat tona," deklaroi shefja e ekzekutivit e Nju-Sauth-Uellsit.

Në fundjavë, vatrat e zjarrit u morën jetën tre personave dhe shkatërruan 150 banesa.

Mbi 1,000 zjarrfikës vullnetarë po luftojnë me flakët që nga lindje-perëndimi deri në jug të vendit.

Gjysma prej tyre nuk po kontrollohen dhe betejën po e vështirësojnë moti i nxehtë dhe erërat e forta.

Zjarret kërcënojnë edhe kryeqytetin Sidnej.

"Makinën e kam gati. Nuk jam e sigurt por mund të largohem me shpejtësi nëse situata vazhdon," shprehet një banore.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike vetëm sa do e përkeqësojnë bilancin e fatkeqësive natyrore dhe zjarreve fushore në Australi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e personave me aftësi të veçanta në qytetin Vejprty në Çeki.

Numri i personave të infektuar nga virusi i ri që është shfaqur në Kinë, dyshohet të jetë më i madh se sa paraqitet nga shifrat zyrtare.

Dhjetë këngëtarë të muzikës popullore janë qëlluar për vdekje dhe djegur në një pritë në Meksikën perëndimore që besohet të jetë kryer ng

Në fillim të vitit në Gjermani hyri në fuqi direktiva e rishqyrtuar kundër parave ilegale. Megjithatë në shumë hallka puna çalon.

Teherani pritet t’i dërgojë në Ukrainë kuti e zeza të aeroplanit të pasagjerëve që u godit aksidentalisht nga ushtria iraniane këtë muaj.

Mbrëmjen e së premtes, një grup prej 30 protestuesish, tentuan që të hyjnë brenda teatrit në Paris, aty ku Presidenti Emmanuel Macron dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë ku dy aktorë humbën jetën, pasi ranë nga ura teksa po xhironin një pjesë filmi.

Muzeu i Luvrit në Paris u mbyll të premten, pasi dhjetëra protestues bllokuan hyrjen e tij.

Një valë frikësuese vrasjesh sekrete ka mbërritur në Europë, shkruan historiani dhe eksperti i shërbimeve sekrete, Christopher Nehring.

Ushtria amerikane tha se 11 pjesëtarë të saj janë plagosur nga sulmet e Iranit në një bazë të saj në Irak, edhe pse presidenti i Shteteve