Austria nisi hetimet, reagon ashpër shkrimtari: Nuk kam shtetësi jugosllave

09/11/2019 - 12:40

Autoritetet austriake nisën hetimin ndaj fituesit të çmimit Nobel në Letërsi, shkrimtarit Peter Handke, për të zbuluar nëse ai ka humbur apo jo shtetësinë e Austrisë, pasi kishte dyshime të forta se ka pranuar shtetësinë e ish-Jugosllavisë në vitin 1999.

Në lidhje me këtë, ka reaguar shkrimtari Handke, i cili ka mohuar të ketë shtetësi jugosllave.

"Nuk kam shtetësi jugosllave. Kam marrë vetëm pasaportën e udhëtimit", citohet të ketë thënë Handke, shkruan “Novosti”. Ndërsa më tej, Handke pyet "Kush e thotë këtë?", teksa po përgatit fjalimin që do të lexojë në eventin që do të mbahet më 10 dhjetor në Stokholm për çmimin Nobel.

Ndërkohë, nëse rezulton e vërtetë që shkrimtari austriak ka marrë shtetësinë jugosllave në vitin 1999, ai do të humbte automatikisht shtetësinë austriake.

Dhënia e çmimit Nobel për shkrimtarin Peter Handke ngjalli revoltë te shqiptarët, por dhe reagime të ashpra në rang botëror, për shkak të deklaratave të tij anti-shqiptare, dhe që nxisnin luftën, por edhe për faktin se ai kishte qenë një mbështetës i ish-liderit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet shëndetësore ruse deklarojnë se gjatë muajit prill në Moskë humbën jetën 1561 pacientë të infektuar me Covid-19 dhe jo 639 pe

Kroacia ka rihapur kufijtë me disa shtete, duke përfshirë këtu ato zona turistike që janë kyçe për turizmin e vendit si Austria, Gjermani

Duke përshkallëzuar luftën e tij me kompanitë e mediave sociale Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten që sfido

Për të dytën ditë radhazi, autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar vetëm një viktimë nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 70 viktima e 593 raste pozitive më shumë me Covid-19. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arri

Nga sot Anglia dhe Skocia do të nisin zbatimin e sistemit të gjurmimit të kontaktit nëpërmjet telefonit.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka kërcënuar me sanksione të BE-së ndaj "atyre që janë përgjegjës", duke përfshirë një shtetas rus, për

Fondacioni i miliarderit Bill Gates premtoi se do të përqendrohet me të gjitha burimet e tij në luftimin e koronavirusit, sipas Financial

Qipro do të mbulojë shpenzimet për cilindo turist që rezulton pozitiv me koronavirus gjatë pushimeve në vend.

Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhon të rritet, por me ritme më të ngadalta.