Austria planifikon të nisë vaksinimin për koronavirusin në janar

24/11/2020 - 20:26

Austria planifikon të nisë fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në muajin janar, ka thënë Ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Rudolf Anschober.

Sipas tij, më të moshuarit, grupet e rrezikuara dhe profesionistët shëndetësorë, do të vaksinohen të parët, transmeton AFP.

Ky shtet do të sigurojë më shumë se 16 milionë doza të vaksinës përmes Bashkimit Evropian, i cili ka nënshkruar gjashtë kontrata me furnizuesit, sipas Clemens Martin Auer, që koordinon përgjigjjen e Ministrisë së Shëndetësisë së Austrisë ndaj pandemisë.

“Ka shumë mundësi që të nisim në janar”, ka thënë ministri Anschober.

“Qëllimi ynë është që të vaksinojmë të paktën 50 për qind të popullsisë”, ka thënë ai në një konferencë për media, duke shtuar se fushata mund të kushtojë rreth 200 milionë euro.

Auer, që është nën-president i Komitetit të BE-së për blerje të vaksinave, ka thënë edhe se:

“Ne natyrisht se do të fillojmë me njerëzit më të vjetër, me ata mbi moshën 65-vjeçare, në veçanti me banorët e shtëpive të kujdesit, si dhe ata që punojnë aty”.

“Grupi i dytë i shënjestruar përbën sektorin shëndetësor dhe grupet e rrezikuara”.

Sipas tij, vaksinat për grupet jo të rrezikuara, do të jenë të disponueshme rreth muajit prill.  Aktualisht, gjatë valës së dytë të pandemisë, Austria do të nisë testimin në masë, në fillim të muajit dhjetor.

Autoritetet austriake kanë regjistruar të martën, 4,377 raste pozitive, për dallim nga 5,984 shtatë ditë më parë, kur ky shtet ka pasur një prej shifrave më të larta të të infektuarve për kokë banori në nivel botëror.

Numri i të vdekurve një ditë më parë ka qenë 118.

Sipas kufizimeve të reja, që kanë nisur së aplikuari nga muaji nëntor, restorantet dhe baret, hotelet, organizimet sportive dhe ato kulturore, janë ndalur, ndonëse numri i të infektuarve ka vazhduar të rritet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Senati amerikan hodhi poshtë të martën një përpjekje të republikanëve për të ndalur gjyqin e pritshëm ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Koreja e Veriut ka filluar testimin e vaksinën se saj anti-covid, e cila thuhet të jetë rezultat i informacioneve të vjedhura nga prodhue

Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 15.204 raste të reja me Covid-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqin

Më shumë se 18 mijë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në botë nga Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe në fund të vitit 2020, është përhapur në 70 vende të botës,

Shumica dërrmuese e republikanëve të Senatit Amerikan votuan kundër procedimit të gjyqit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë kaloi 100 milionë, në kohën kur vendet po përpiqen të frenojnë variantet e reja të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore italiane kanë raportuar 10,593 raste të reja me koronavirus në vend.

Senati i Shteteve të Bashkuara ka marrë zyrtarisht akuzën e ngritur kundër ish-Presidenti Donald Trump, i vetmi president në historinë e