Austria i rikthehet bllokimit. Shifrat e larta nga koronavirusi kanë bërë që autoritetet austriake të vendosin për një tjetër mbyllje.

“Nga 3 nëntori, Austria do të mbyllet për të mbajtur nen kontroll përhapjen e pandemisë së COVID-19”, deklaroi kancelari Sebastian Kurz.

Qeveria austriake ka vendosur mbylljen e restoranteve dhe hoteleve deri më 30 nëntor.

Duke filluar nga e marta, austriakët do të ndalohen të lënë shtëpitë e tyre nga ora 20:00 pasdite deri në orën 6:00, me disa përjashtime. Restorantet do të mbyllen për shërbimet e darkës për katër javë, ndërsa shërbimet e marrjes dhe dorëzimit do të vazhdojnë. “Të gjitha kompanitë që mund të lejojnë punë në distancë, duhet ta bëjnë këtë”, tha Kurz në një konferencë shtypi. “Shkollat do të qëndrojnë të hapura për momentin”, shtoi ai.

Austria raportoi 5,349 raste të reja COVID-19 më herët gjatë ditës, pasi raportoi një rekord të ri të lartë në infeksionet ditore të premten.