Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pasi një autobus ra në një rezervuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kinë, ndërsa mjeti po udhëtonte në një urë në Anshun.

Sipas mediave, shumica e personave në autobus ishin studentë, të cilët duhet të bënin provimet kombëtare për hyrjen në universitet.

Shoferi i autobusit humbet kontrollin dhe fillimisht përplaset me bordurën e urës dhe pastaj bie në rezervuar.

Shkaku i përplasjes është duke u hetuar nga autoritetet.