Një aksident automobilistik i ka marrë jetën 36 personave në Kinë, ndërsa 36 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi në pjesën lindore të Kinës, në provincën lindore, Jiangsu.

Në aksident është përfshirë një autobus dhe një kamion, raporton “The Guardian”. Mësohet se shkak i aksidentit është bërë çarja e gomës së autobusit.

Mes 36 të plagosurve, gjendja shëndetësore e 9 prej tyre paraqitet e rëndë, 26 të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 1 ka lënë spitalin.