Autobusi përplaset me një veturë, tre të vdekur dhe 45 të plagosur

13/01/2018 - 09:00

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 45 të tjerë janë plagosur, ku disa janë në gjendje të rëndë, gjatë një aksidenti që ndodhi sot mes një autobusi dhe një veture në Horomerice (lagje në periferi të Pragës), sipas burimesh policore.

“Përplasja ka shkaktuar tre të vdekur, shoferen e veturës dhe dy persona në autobus, që u përplas me një pemë pasi doli nga rruga për një arsye ende të papërcaktuar”, deklaroi zëdhënësja e policisë, Monika Schindlova.

Sipas një bilanci të ri, aksidenti ka shkaktuar gjithashtu edhe 45 të plagosur, mes të cilëve pesë në gjendje të rëndë. Policia ka arritur të evakuojë të gjithë personat që kishin mbetur të bllokuar në autobus.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lordi meksikan i drogës, Hector Beltrán Leyva ka vdekur pas një sulmi në zemër në burg.

Në Guatemalë është aktivizuar vullkani Fuego, i emërtuar ndryshe si “Vullkani i Zjarrit”.

Një avion luftarak i Luftës së Dytë Botërore u rrëzua në parkingun e një kompleksi apartamentesh në Teksas, duke i marrë jetën dy persona

Pothuajse në gjysmën e mandatit të tij katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump thotë se e sheh veten në mesin e preside

Me vënie kurorash dhe me një ceremoni emocionuese në Bundestag u kremtua Dita Kombëtare e Përkujtimit të viktimave të luftës dhe dhunës.

Një fizikan bërthamor, i njohur si një nga figurat kryesore të gjithë programit të armëve bërthamore në Kinë, është ndarë nga jeta.

Një ciklon që goditi shtetin jugor indian të Tamil Nadut të premten, ka vrarë të paktën 11 vetë, ndërsa ka shkulur pemë dhe shtylla të en

Para gati tre muajve, vrasja e një gjermani në Chemnitz do të shkaktonte një valë protestash kundër të huajve.

Turqia nuk do të jetë oborri i dikujt tjetër, tha sot në Stamboll presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA

Një protestuese ka humbur jetën, dhe po ashtu ka raporte për lëndime, ndërsa demonstruesit e zemëruar si pasojë e rritjes së çmimit të ka