Aksident tragjik nga rrëzimi i autobusit në veri të Indisë, regjistrohen të paktën 44 persona të vdekur. Autobusi humbi drejtimin dhe u rrëzua në humnerë, duke shkaktuar vdekjen e 44 udhëtarëve, ndërsa disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një zyrtar i lartë i policisë tha se puna e kërkim-shpëtimit është vështirësuar nga moti i keq. Deri tani janë shpëtuar 20 pasagjerë.

Autobusi po transportonte punëtorë të përditshëm nga Bhaun në Ramnagar. India ka rrugët më vdekjeprurëse në botë, ku më shumë se 110 mijë njerëz në vit humbasin jetën.