Autorizohet për përdorim terapia që mori Trump për të trajtuar Covid-19

22/11/2020 - 10:59

Terapia e antitrupave të Regeneron, me të cilën u trajtua Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë infektimit me COVID-19, është autorizuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA).

Kokteji i antitrupave quhet REGEN-COV2 dhe mori autorizim emergjent nga FDA të shtunën për të trajtuar Covid-19.

Substancat përbërëse futen në qarkullimin e gjakut dhe kanë për qëllim të imitojnë një përgjigje imune ndaj infeksionit.

Terapia uli numrin e shtrimeve në spital për Covid-19 tek disa pacientë brenda 28 ditëve të trajtimit, tha FDA në një njoftim për shtyp.

Shefi ekzekutiv i Regeneron, Dr. Leonard S. Schleifer, tha po ashtu se kërkesa fillimisht mund të tejkalojë furnizimin, “duke e bërë edhe më kritike që qeveritë federale dhe shtetërore të sigurojnë që REGEN-COV2 të shpërndahet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për pacientët më në nevojë”

“Kur përdoret për të trajtuar Covid-19 për popullatën e autorizuar, përfitimet e njohura dhe të mundshme të këtyre antitrupave tejkalojnë rreziqet e njohura dhe të mundshme”, tha FDA.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, paraqiti të martën emërimet për anëtarët e parë të kabinetit të tij, që përfshijnë ish-zëvendë

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, duke detyruar shumë shtete që të rikthejnë masat kufizuese.

"Kemi frenuar qarkullimin e virusit”. Janë fjalë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron në nisje të një mesazhi që mbajti LI

Austria planifikon të nisë fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në muajin janar, ka thënë Ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Rud

Një vaksinë për Covid-19 e prodhuar nga Universiteti britanik i Oksfordit dhe firma farmaceutike AstraZeneca ka treguar rezultate të mira

Vijon të vijnë shifra tepër negative nga Italia për sa i përket pandemisë së koronavirusit.

Kryetari i parë dhe vetëm me ngjyrë në bashkinë e New York, David Dinkins, ka ndërruar jetë sot në moshën 93 vjeç.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi sot një kontratë me kompaninë amerikan “Moderna” për furnizimin deri në 1

Policia franceze shkatërroi me dhunë një kamp të improvizuar të emigrantëve duke u përplasur me ta dhe aktivistët që i mbështesnin.

Ish-Sekretari Smerikan i Shtetit, John Kerry, do të përfshihet sërish në administratën e lartë të presidencës së Joe Biden.