Avioni bie mbi shtëpi, shuhet familja

Postuar: 17/03/2018 - 21:52

   10 persona humbën tragjikisht jetën këtë të premte, pasi një avion i vogël përfundoi në një shtëpi në Filipine, duke shuar një familje të tërë, teksa këta të fundit po drekonin.

Avioni 6 vendësh, Piper PA-23 u rrëzua në Plaridel, pranë kryeqytetit Manila, pak kohë pasi ishte ngritur në ajër.

Aksidenti horror i mori jetën të 5 personave që ndodheshin në bordin e avionit, ashtu sikurse 5 personave që ndodheshin brenda në shtëpi, të cilët ishin ulur për të ngrënë.

Sipas policisë, 3 fëmijë, nëna e tyre dhe gjyshja u vranë, ndërsa babai nuk ndodhej në shtëpi në kohën kur ndodhi ngjarja.

Përplasja shkaktoi zjarr brenda në shtëpi, që çoi edhe në plagosjen e dy persona të tjerë që ndodheshin aty pranë.

Nuk dihet ende shkaku i këtij aksidenti, ndërsa dëshmitarë në vendngjarje thënë se avioni kishte goditur fillimisht një pemë dhe një shtyllë tensioni përpara se të përfundonte në shtëpi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Moti i keq që ka përfshirë nga e premtja pjesën verilindore të Tunizisë shkaktoi pesë të vdekur dhe një të zhdukur, si dhe qindra të p

   Qeveria populiste e Italisë ka ashpërsuar sot rregullat e azilit dhe riatdhesimit, duke miratuar një paketë të hartuar nga ministri i

Në Liberi ka plasur një skandal i madh ku në qendër të tij është presidenti George Weah.

Autoritetet turke urdhëruan arrestimin e 61 ushtarëve të forcave të marinës dhe të forcave tokësore, përfshirë zyrtarët e lartë, për lidh

Një sasi e madhe kartëmonedhash vendase me vlerë 100 milionë dollarë amerikanë, janë grabitur teksa hynin në vend përmes portit të kryeqy

Një grua në Nord Dakota, SHBA, ka varrë shoqen e saj të ngushtë e cila ishte shtatzënë në muajin e tetë dhe i ka marrë fetusin, për ta rr

Çdo shtator, udhëheqësit botërorë vijnë për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me seli në Nju Jork.

   Izraeli ka njoftuar banorët e një fshati në Bregun Perëndimor se ata kanë afat deri me 1 tetor për të prishur banesat e tyre.

   Administrata e Trump njoftoi se po përgatitet të propozojë një rregull të ri, i cili ua vështirëson marrjen e “Green Card”-it emigrant