17 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën nga rënia e një avioni ushtarak në qytetin pakistanez të Ravalpindit. Mes viktimave 5 janë ushtarakë që ndodheshin në bordin e avionit, ndërsa të tjerët janë të gjithë civilë.

Avioni ra mbi një zonë të banuar duke shkaktuar edhe flakë në disa shtëpi. Shkaqet e rënies janë të paqarta, ndërsa autoritetet thanë se avioni po kryente patrullimin rutinë në zonë.