143 vetë në bordin e avionit amerikan të pasagjerëve shpëtuan për mrekulli nga një fatkeqësi. 

Gjatë zbritjes në aeroportin ushtarak Jacksonville, Boeing 737 i shoqërisë Miami Air International doli nga pista si pasojë e motit të keq dhe rrëshqiti në lumin St. Johns.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes. Fatmirësisht, avioni me 136 pasagjerë dhe 7 pjesëtarë të ekuipazhit qëndroi mbi sipërfaqen e ujit. Të gjithë mbijetuan, deklaroi policia lokale dhe kryetari i bashkisë së Jacksonville, Lenny Curry. 

Curry deklaroi, se presidenti Trump ka ofruar ndihmën e tij. Sipas të dhënave të aeroportit, avioni erdhi nga baza amerikane Guantanamo në Kubë.

 Arsyeja e këtij aksidenti nuk dihet. Jacksonville ndodhet në brigjet lindore të SHBA në shtetin federal të Floridës.