Avokati: Trump po e vë informatorin në “rrezik fizik”

08/11/2019 - 22:45

Një avokat i informatorit, që nxiti procedurat për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump, i dërgoi letër Shtëpisë së Bardhë me, siç u tha, kërkesën për të ndalur presionin.

Në letër, Andrew Bakaj, shkroi se “retorika dhe aktiviteti” i Trumpit e vendosin klientin dhe familjen e tij “në rrezik fizik”.

Identiteti i informatorit deri më tash është ruajtur nga rivalët e Trumpit – demokratët.

Informatori e ka ngritur ankesën në gusht, duke shfaqur shqetësim për një thirrje telefonike midis Trumpit dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan Rel.

Është thënë se Trump i ka kërkuar Zelenskyt të hetojë për korrupsion Joe Bidenin – rival i tij i mundshëm në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Në letrën dërguar këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipollone, Bakaj citoi shembuj të shumtë të, siç tha, “fiksimit” të presidentit për identitetin e informatorit.

Bakaj tha se Trump me “deklarata të tilla” për mediat, në tubime dhe në Twitter e frikëson klientin e tij.

Por, Trump edhe të premten i vazhdoi sulmet kundër informatorit.

“Informatori është një turp për vendin tonë, një turp”, u tha Trump gazetarëve.

Presidenti ka mohuar keqbërjen dhe hetimet kundër tij i ka cilësuar si “gjueti shtrigash”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e tre personave të tjerë në Itali duke e çuar në 17 numrin total të viktimave, ndërkohë që sipas të dhë

Japonia do të kërkojë mbylljen e të gjitha shkollave nga dita e hënë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, ka thënë kryemin

Mjekimi i përdorur prej shumë kohësh me klorokinë kundër malaries ka treguar se është efikas edhe për shërimin nga koronavirusi.

Papa Francesku u detyrua që të anulojë një vizitë në Romë, ku do të takohej me klerikë te tjerë, për shkak të problemeve me shëndetin.

Shkon në 14 numri i viktimave dhe në 528 i të infektuarve nga koronavirusi në Itali, ndërkohë që intensifikohen përpjekjet ndërkombëtare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një moment kur e gjithë vëmendja është drejt koronavirusit.

2,807 persona kanë humbur jetën e ndërsa 82,222 të tjerë janë infektuar!

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Danimarkë, Norvegji si dhe në Rumani.

Arabia Saudite me anë të një vendimi do të ndaloje vizitën në dy vendet e shenja, Mekë dhe Medine.

Senatori amerikan Bernie Sanders ishte në shënjestër të rivalëve të tij për emërimin presidencial demokrat në debatin e fundit televiziv