Babai i kryeministrit britanik, 79-vjeçari Stanley Johnson ka mbërritur mbrëmë në Athinë për të vizituar vilën e tij në Pelion. Ai ka postuar foto në profilin e tij në Instagram, duke treguar detaje të udhëtimit të tij.

79-vjeçari ka mbërritur në Greqi përmes Bullgarisë, pasi qeveria greke ka ndaluar ardhjen e udhëtarëve nga Britania deri në mes të korrikut.

“Unë jam në Pelion si pjesë e një udhëtimi të nevojshëm, duke u munduar ta mbroj pronën time kundër koronavirusit. Më duhet të zbatoj masat e nevojshme në distancë, sepse këtu ata i kanë marrë ato shumë seriozisht. Grekët po përpiqen të bllokojnë ardhjet nga Britania, por ata ishin shumë të lumtur kur panë që erdha. E vetmja gjë që ata më pyetën ishte nga erdha dhe çfarë bëra, dhe më pas ata matën temperaturën. Duhet të zbatojmë ura sa më shpejt që të jetë e mundur. Nga sa shoh këtu, ardhja e britanikëve nuk do të jetë rrezik, sepse grekët janë shumë të kujdesshëm.”, tha Johnson nga balkoni i vilës së tij.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Stanley Johnson ka shkelur rekomandimet e qeverisë britanike. Para se të aplikonte bllokimin, ai kishte deklaruar se do të vazhdojë të shkonte në bar, pavarësisht 79 viteve të tij. “Sigurisht që do të shkoj në një bar, nëse dua të shkoj në një të tillë”.