"Ballkanin e pret një vjeshtë e tmerrshme"

20/08/2019 - 08:00

Stuhi të herëpashershme, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, kjo pritet të jetë situata gjatë vjeshtës. Ky ndryshim temperaturash raportohet nga shërbimi meteorologjik "AccuWeather", ndërsa më të prekura do të jenë Italia dhe Ballkani.

Sipas kësaj kompanie, parashikohet që stuhitë e rastit do të vazhdojnë në Itali dhe Ballkan gjatë vjeshtës, me shira të dendura, të cilët mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Ndërsa vjeshta vazhdon, rreziku i stuhive të mëdha do të ulet, por rreziku i reshjeve të mëdha të shiut do të vijojë të jetë prezent.

"AccuWeather" thekson se më së shumti reshje do të ketë në tetor dhe nëntor, dhe temperaturat pritet të qëndrojnë afër ose pak më të ulëta se zakonisht për këtë kohë të vitit.

Accuweather njofton gjithashtu mundësinë e depërtimit të ajrit të ftohtë nga lindja dhe veriu në fund të vjeshtës, i cili do të sjellë më shumë borë nga Hungaria dhe Rumania në Ballkan.

"Shpesh moti i paqëndrueshëm do të ketë një ndikim negativ në bujqësi dhe aktivitete në natyrë në rajon", tha meteorologu Taylor Royce.

"AccuWeather" thekson në raport se ndryshe nga shumica e Evropës, ku temperaturat mbi normale mund të priten gjatë vjeshtës, një tranzicion më i mprehtë në mot më të ftohtë është i mundur në Evropën Lindore.

"Vjeshta mund të fillojë me temperatura të buta, por goditjet e masave të ajrit të ftohtë parashikohen të jenë më të shpeshta nga tetori deri në nëntor. Ndërsa nëntori vazhdon, temperaturat e ulëta do të ulen, sikur të ishte dhjetori ose janari"-thuhet në raport.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 1.000 të tjerë mbetën të plagosur pas tërmetit që goditi Turqinë mbrëmjen e së

Pentagoni tha të premten se 34 ushtarakë amerikanë janë diagnostikuar me lëndime traumatike në tru, pas sulmeve me raketa nga Irani kundë

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi.

Mediat turke po transmetojnë pamje nga një pallat i tëri në flakë.

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter ka lëkundur Turqinë pasditen e sotme.

Njerëz nëpër rrugë që bërtasin, makina të dëmtuara, kaos.

Një tërmet me magnitudë 6.9 i shkallës Rihter raportohet të ketë rënë para pak minutash në Turqi.

Një person i armatosur ka vrarë gjashtë persona dhe ka plagosur disa të tjerë, në qendër të qytetit gjerman, Rot am See. Personi i armato