Baroni i vjetër i krimit krijon kartelin me mijëra trupa për të rrëzuar djemtë e El Chapos

17/10/2020 - 20:29

Një nga krerët e krimit në Meksikë, Rafael Caro Quintero është bashkuar me anëtarë të larguar të kartelit Sinaloa në zonat veriore të Sonora, dhe pritet të sfidojë me luftë organizatën e djemve të El Chapos.

Rafael Caro Quintero është i kërkuar nga FBI në SHBA, mes të tjerash për vrasjen e agjentit special amerikan Enrique Camarena në 1985-n.

Ai ka qenë më parë udhëheqësi i grupit famëkeq Guadalajara Cartel, dhe është liruar së fundmi pasi kreu 28 vjet nga dënimi me 40 vite burg në Meksikë.

68-vjeçari i përmendur dhe në dokumentarin e njohur amerikan ‘Narcos’ ka nisur tashmë rekrutimet dhe ka formuar kartelin Caborca, raporton rrjeti argjentinas Infobae.

Quintero po e bën këtë duke mbledhur ish-anëtarë të distancuar të kartelit Sinaloa të ElChapo, për kapjen e rrugëve të trafikut të drogave drejt SHBA.

Eksperti i sigurisë Dr Robert J Bunker, thotë se zhvillimi është një kërcënim për grupin e drejtuar tashmë nga djemtë e Chapo, Jesus Alfredo Guzman, Ivan Archivaldo Guzman dhe Ovidio Guzman Lopez, e ndoshta së shpejti pritet përballja  mes dy grupeve.

Dr Bunker shton: “Lufta e rrugëve te droges tashmë po zhvillohet mes ‘narko-ve’ të vjetër dhe ish anëtarëve të Sinaloa, që kërkojnë të rrëzojnë Los Chapitos (djemtë e El Chapo-s). Nga ana tjetër kemi gjithashtu Ismael ‘El Mayo’ Zambada që tenton të marrë nga brenda kontrollin e Sinaloa nga Los Chapitos.”

“Kështu që fraksioni i ‘El Mayo’ mund të bashkëpunojë me kartelin Caborca për të vjedhur pushtetin nga djemtë e El Chapo, duke i shtuar konfliktit të brendshëm nje tjetër front”.

Në qershor 12 njerëz u gjetën të vdekur në qytetet Caborca dhe Sonoyta pasi djemtë e El Chapo kishin hyrë në territorin e Quintero-s.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

"Bilanci ditor i viktimave nga koronavirusi në Evropë është rritur me thuajse 40 për qind krahasuar me një javë më parë" – tha O

Kancelarja Angela Merkel ka thënë se mungesa e disiplinës ndaj COVID-19 e ka çuar Gjermaninë në një situatë “të vështirë”.

Belgjika është në prag të një katastrofe të koronavirusit, pasi një zyrtar i lartë i Shëndetësisë paralajmëroi se vendit mund t’i mbarojë

Autoritetet franceze kanë evakuuar zonën pranë Harkut të Triumfit pas një alarmi për bombë.

Vijojne shifrat tragjike nga koronavirusi në Itali. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë regjistruar 21,994 raste të reja me Covid.

Është përshkallëzuar lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Rusia është një nga vendet më të prekura nga COVID-19.

Qeveria e Çekisë vendosi orë policore nga 21:00 deri në 05:00 si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Një tërmet me fuqi prej 5,2 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur Iranin.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se braktisja e përpjekjeve për të kontrol