Bashkëpunim me Rusinë, FBI ka hetuar presidentin Trump

12/01/2019 - 20:36

Shtëpia e Bardhë ka kundërshtuar një artikull të gazetës “New York Times”, ku raportohet se FBI ka hapur dyshimet ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për bashkëpunim të fshehtë me Rusinë.

Ligjvënësit ishin shqetësuar në kohën kur Trump, në maj të vitit 2017, kishte larguar drejtorin e FBI-së James Comey, thuhet në raport.

Ky hetim thuhet se ka ekzaminuar nëse Trump është kërcënues i sigurisë kombëtare. Trump kishte deklaruar se nuk ka asnjë arsye apo provë për të hapur këtë çështje.

“Kjo është absurde”,  tha sekretarja për mediat në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Huckabee Sanders. “Përkundër që presidenti Obama, ka lejuar Rusinë dhe vendet tjera të shtyjnë Amerikën poshtë e lartë, presidenti Trump ka qenë i ashpër me Rusinë”, shtoi ajo.

Më 2016-ën, shërbimet e  inteligjencës të Shteteve të Bashkuara ka arritur në përfundim se Rusia ka zhvilluar sulme kibernetike me anë të lajmeve të rreme në rrjetet sociale, për të favorizuar kandidaturën e Donald Trump dhe për të dëmtuar rivalen, Hillary Clinton.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka shkuar në të paktën 15 persona numri i viktimave të sulmit terrorist në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.

Ekonomia amerikane po merr një goditje më të madhe se sa pritej nga mbyllja e pjesshme e qeverisë, tha Shtëpia e Bardhë të martën, pasi d

Një tërmet i fuqishëm 6.6 ballë goditi ishujt Vanuatu në Oqeanin Paqësor. Tërmeti ra në një thellësi prej 10 kilometra nën tokë.

Parlamenti britanik ka rrëzuar me 432 vota kundër marrëveshjen e Theresa May me BE për Brexit.

Kina ka kundërshtuar akuzat nga Kanadaja se në mënyrë arbitrare është duke dënuar me vdekje kanadezin, Robert Lloyd Schellenberg, i cili

Deri në fund luftoi Theresa May për marrëveshjen e negociuar me Bashkimin Europian për daljen nga BE.

Një lëkundje sizmike e shkallës 4.6 ballë ka goditur Italinë Veri-Lindore.

Kryeministrja britanike, Theresa May pohoi sot se data e Brexit e planifikuar për më 29 mars nuk duhet të shtyhet.

15 persona humbën jetën nga rënia e një avioni mallrash në Iran.