BB plan 12 miliardë USD në ndihmë të vendeve të varfëra kundër Covid-19

30/09/2020 - 11:14

Banka Botërore ka njoftuar se ka gati një plan me një buxhet prej 12 miliardë Dolarrë për të ndihmuar vendet e varfëra për të siguruar vaskinën kundër COVID-19.

Sipas The Guardian, Banka Botërore po bën përpjekje që vendet me të ardhura të ulëta të kenë mundësi të blejnë vaksinën dhe për këtë u kërkon vendeve të pasura që të mbështesin planin e saj.

David Malpass, presidenti i Bankës Botërore, tha se iniciativa ishte e nevojshme sepse Covid-19 ka një ndikim shumë më të madh në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme sesa në botën e zhvilluar.

"Të kesh financa është shumë e rëndësishme sepse sapo të jetë në dispozicion një vaksinë e sigurt dhe efektive, kjo do t’i lejojë njerëzit të rifillojnë jetën e tyre me besim", tha ai.

"Ka pasur rezervime të dozave nga vendet me të ardhura më të larta dhe ne duam të sigurohemi që edhe vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të kenë mundësi të përdorin vaksinën," shto Malpass.

Banka beson se ekonomia globale nuk do të rimëkëmbet plotësisht derisa njerëzit të ndiejnë se mund të jetojnë, shoqërohen, punojnë dhe udhëtojnë pa frikë dhe kur të jetë gati një vaksinë efektive kundër virusit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka konfirmuar sot se është prekur me COVID-19 dhe sipas mediave ndërkombëtare ai është në gjendje të

Në kohën që po shtohen së tepërmi rastet e reja me koronavirus, në Zvicër po flitet sërish për protokollin mjekësor për të përballuar një

Presidenti akutal i SHBA, Donald Trump ka votuar 10 ditë para zgjedhjeve amerikane më 3 nëntor.

“Nëse vendet evropiane duan t’i ruajnë pozicionet e tyre në sistemin global të ristrukturuar politikisht dhe ekonomikisht, ata duhet të s

Presidenti i SHBA, Donald Trump më 3 nëntor do të përballet me një nga sfidat më të mëdha elektorale të tij që do i sjellë fitoren për ma

Gjermania ka regjistruar më shumë se 50 raste me koronavirus për 100 mijë banorë në 7 ditët e fundit, ka njoftuar Qendra Kombëtare Epidem

Numri i të prekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka arritur në mbi 42 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të

Presidenti amerikan Donald Trump dhe sfiduesit i tij demokrat Joe Biden zhvilluan debatin e tyre të dytë dhe të fundit televiziv.

Një protestë e dhunshme është regjistruar gjatë mbrëmjes në Napoli, ku mijëra të rinj italianë kanë zbarkuar në rrugët e qytetit ndërsa j

Një shtetrrethim nate do të hyjë në fuqi në Madrid midis mesnatës dhe orës 06:00 të së shtunës, kur skadon bllokim dyjavor, njoftuan sot