BBC: Virusi i ri kinez ka infektuar me qindra persona

19/01/2020 - 13:29

Numri i personave të infektuar nga virusi i ri që është shfaqur në Kinë, dyshohet të jetë më i madh se sa paraqitet nga shifrat zyrtare. BBC raporton se një grup ekspertësh i kanë thënë se ky numër besohet të jetë në qindra të infektuar, rreth 1700. Dy persona janë të konfirmuar që kanë humbur jetën nga ky virus.

Virusi i rrezikshëm është shfaqur në qytetin kinez Wuhan, por ka patur dy raste në Tajlandë dhe një në Japoni.

Në Singapor dhe në Hong Kong, të gjithë udhëtarët e ardhur nga Kina që kanë zbritur në aeroport, janë ekzaminuar, ndërsa janë njoftuar edhe autoritetet amerikane që të marrin masa të ngjashme në aeroportet kryesore, si në San Francisco, Los Angeles dhe New York.

Ky lloj virusi i rrezikshëm fillon si ftohje e zakonshme dhe mund të përfundojë duke shkaktuar vështirësi të rëndë në frymëmarrje, duke u bërë potencialisht vdekjeprurës. Virusi ishte shfaqur për herë të fundit në Kinë përpara 16 vitesh.

Virusi i rrezikshëm shkaktoi 700 të vdekur në të gjithë botën në vitet 2002-2003 kur shpërtheu si epidemi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjermania i akordoi 50 milionë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për të ndihmuar në luftën kundër shpërthimit të koronavi

Duket se stuhitë nuk kanë të ndalur në Britaninë e Madhe. Pas Ciaras dhe Denis, tashmë ishulli është goditur nga stuhia Jorge.

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e tre personave të tjerë në Itali duke e çuar në 17 numrin total të viktimave, ndërkohë që sipas të dhë

Japonia do të kërkojë mbylljen e të gjitha shkollave nga dita e hënë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, ka thënë kryemin

Mjekimi i përdorur prej shumë kohësh me klorokinë kundër malaries ka treguar se është efikas edhe për shërimin nga koronavirusi.

Papa Francesku u detyrua që të anulojë një vizitë në Romë, ku do të takohej me klerikë te tjerë, për shkak të problemeve me shëndetin.

Shkon në 14 numri i viktimave dhe në 528 i të infektuarve nga koronavirusi në Itali, ndërkohë që intensifikohen përpjekjet ndërkombëtare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një moment kur e gjithë vëmendja është drejt koronavirusit.

2,807 persona kanë humbur jetën e ndërsa 82,222 të tjerë janë infektuar!

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Danimarkë, Norvegji si dhe në Rumani.