BE ashpërson kushtet për gazin rus

08/02/2019 - 21:18

Të trembura nga vartësia nga gazi rus, vendet e Bashkimit Europian kanë vendosur të ashpërsojnë kushtet për aksesin e tij në tregun europian. Pakti i vendeve anëtare vjen në një kohë kur kanë nisur punimet për gazsjellësin “Rrjedha e Veriut 2”, që do të rrisë influencën e Rusisë në kontinentin e vjetër.

Ambasadorët e vendeve të BE'së kanë rënë dakord që të ashpërsojnë kushtet për funksionimin e gazsjellësit të ri rus në Gjermani, edhe pse pa penguar realizimin e projektit. Bëhet fjalë për gazsjellësin “Rrjedha e Veriut 2”, 1 mijë e 225 kilometra i gjatë, i cili do të kalojë përmes detit Baltik. Punimet për projektin në fjalë kanë nisur dhe pritet të mbyllen në fund të 2019.

Vendet anëtare dëshirojnë që gazsjellësit që depërtojnë në bllokun europian të funksionojnë sipas rregullave të tij të energjisë. Por nga ana e saj, Gjermania druhet se një lëvizje e tillë do të dëmtojë përfitimet ekonomike të gazsjellësit.

Por pavarësisht qëndrimeve të kundërta, ambasadorët ranë dakord mbi kompromisin franko-gjerman të arritur vitin e kaluar, që parashikon që Gjermania të mbetet vendi lider në negociatat për projektin “Rrjedha e Veriut 2”. Aktualisht Rusia furnizon rreth 40 për qind të tregut europian të gazit, deri në Norvegji, që nuk është pjesë e BE-së por anëtare e tregut të përbashkët europian.

Për vite me radhë, blloku 28-anëtarësh ka qenë i shqetësuar për vartësinë që kontinenti i vjetër mund të krijojë nga gazi rus. Polonia ka paralajmëruar se Rusia mund ta përdorë gazsjellësin e ri për të dëmtuar sigurinë energjitike të Europës, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Gjermaninë se është peng i Rusisë për shkak të projektit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lideri i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido është larguar nga Karakasi të enjten, së bashku me 80 ligjvënës, për t’u nisur në kufirin me

Rreth 78 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu lagjen historike 400-vjeçare “Chawkbazar” në kryeqytetin e Banglade

Humbja e një fëmije është e tmerrshme. Humbja e 7 fëmijëve? E paimagjinueshme.

Dy eksponentë të klanit Cursoti Milanesi, të akuzuar si përgjegjës për një shantazh në dëm të një farmacie, janë arrestuar në Katania.

Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të zhvillojë armë të reja, që do t’i drejtojë nga qendrat perëndimore të vendimmarrjes, nëse Perëndim

Presidenti Trump është një "siklet për vendin", një "gënjeshtar patologjik", një "racist".

Një 9-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka konsumuar një akullorë në hotelin Costa del Sol, sepse ishte alergjike ndaj qumështit dhe arrave.

Bernie Sanders do të kandidojë sërish për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 2020, duke bërë kështu një përpjekje të dytë për të

Pas insinuatave të rënda të së fejuarës, që u shfaqën e më pas u zhdukën në rrjetet sociale, tani është kushëriri i Emiliano Sala që hedh

Presidenti Donald Trump është paditur në gjykatë nga 16 shtete federale në Shtetet e Bashkuara, lidhur me shpalljen e emergjencës kombëta