BE mesazh të prerë Putinit: Lironi menjëherë Navalnyn!

22/01/2021 - 14:16

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin që të lirojë politikanin opozitar, Aleksei Navalny.

“Në bisedën time me Putinin sot, kam riktheksuar se BE-ja është e bashkuar në dënimin e ndalimit të Alexei Navalnyt dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm”, shkroi Michel në Twitter.

Navalny u ndalua fundjavën e kaluar dhe u burgos për 30 ditë, për shkelje të pretenduara të lirimit me kusht. Ai u ndalua menjëherë pas kthimit në Moskë nga Gjermania, ku u trajtua për helmim me një agjent nervor.

Gjykata tha se Navalny e ka shkelur lirimin me kusht – masë që i është shqiptuar më herët, pas disa auzave të ngritura për përvetësim fondesh. Navalny i ka cilësuar këto akuza si të motivuara politikisht. Ai përballet me tre vjet e gjysmë burgim nëse shpallet fajtor.

Për lirimin e Navalnyt kanë bërë thirrje edhe zyrtarë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për Covid 19, në

Qeveria amerikane ka bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft

Gjatë një tubimi ndërfetar në Irak, Papa Françesku deklaroi se në një kohë kur bota është prekur nga kriza ekonomike për shkak të pandemi

Libreza e vaksinimit në BE synon të ndihmojë për përballimin e pandemisë korona.

Disa media në Gjermani raportojnë se emigrantët e minoritetet sëmuren më dendur me Covid-19.

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Itali.

Të paktën 20 njerëz u vranë dhe 30 u plagosën nga një makinë bombë vetëvrasëse jashtë një restoranti pranë portit në kryeqytetin e Somali

Moska tha se e ka dëgjuar mesazhin e Uashingtonit, që vendosi sanksione të reja ndaj disa zyrtarëve rusë lidhur me helmimin e politikanit

Situata e këtyre ditëve në Republikën Demokratike të Kongos, veçanërisht në kufinjtë lindorë me Ruandën, është pothuajse e pakontrolluesh

Imazhet e asaj që duket si një “anije fluturuese” janë kapur si rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.