"Ekzistojnë ende fenomene të propagandës dhe dezinformimit në internet në shkallë të gjerë dhe ka ende shumë punë për të bërë në të gjitha fushat", është alarmi i ngritur nga komisionerja e BE për Ekonominë Dixhitale, Mariya Gabriel.

Ky raport vjen pas vlerësimit të platformave në internet Google, Microsoft, Mozilla, Twitter dhe shtatë shoqatash tregtare europiane që kanë nënshkruan kodin e sjelljes kundër dezinformacionit.

Dokumenti tregon se ekzistojnë dallime të konsiderueshme midis veprimeve të ndërmarra në të gjitha shtetet anëtare në bashkëpunim me palët e interesuara dhe qasjen në fushatat elektorale.

Dokumenti vë në dukje se platformat janë ende prapa në zbatimin e veprimeve për penalizimin e konsumatorëve.