BE nis aplikimin e tarifave në produktet amerikane

Postuar: 22/06/2018 - 08:41

Bashkimi Evropian ka prezantuar tarifat hakmarrëse në mallrat amerikane, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të vendosur tarifa në importet e çelikut dhe aluminit evropian.

Tarifat në vlerë të 2.8 miliardë eurove në produktet amerikane kanë filluar së aplikuari nga dita e premte.

Kjo masë është vënë në produktet amerikane siç janë uisku, motoçikletat dhe lëngu i portokallit.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se masat e vëna nga SHBA-ja dhe BE-ja janë kundër “logjikës dhe gjithë historisë”.

Në po të njëjtën kohë, India ka rritur taksat në 29 produkte që importohen nga SHBA-ja, duke përfshirë disa produkte bujqësore, çelikun dhe produkte të hekurit, në shenjë hakmarrje ndaj tarifave amerikane.

Masat e reja indiane do të nisin së zbatuari nga 4 gushti.

Administrata e Trumpit ka njoftuar në muajin mars se do të vendoste tarifa prej 25 për qind në çelik dhe 10 për qind në alumin në produktet e importuara në SHBA.

Vendimi amerikan ka filluar së aplikuari nga 1 qershori duke prekur BE-në, Kanadanë, Meksikën dhe aleatë të tjerë të ngushtë të SHBA-së, duke përfshirë Indinë. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Prodhimi i kokainës në Kolumbi ka arritur nivele rekord në vitin 2017, sipas statistikave të reja të publikuara nga OKB.

   Presidenti amerikan Donald Trump sugjeron ndërtimin e një muri përgjatë shkretëtirës së Saharasë për të frenuar krizën e emigrantëve n

   Të paktën tre persona janë varë nga disa të shtëna me armë zjarri në një qendër farmaceutike në Maryland të Shteteve të Bashkuara të A

Një aksident tragjik i ka marrë jetën katër fëmijëve të moshës fillore në Holandë, pasi treni është përplasur me biçikletën me të cilën a

Zyrtarët në Meksikë kanë nisur hetimet pasi një kamion i mbushur me 157 kufoma njerëzisht është gjetur i braktisur në një fushë.

   Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak u arrestua sot dhe pritet të fajësohet në kuadër të hetimit që hedh dyshime për përvetësimin

   “Ka qenë takimi më i keq i jetës time”.

Një gjykatë turke ka lënë në burg deri në ditën e gjyqit 24 persona, të cilët protestuan javën e kaluar mbi kushtet e punës në aeroportin

Një modele ruse pretendon se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka tentuar ta helmojë me bar miu.

   Një video e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, që drekon në një restorant klasi në Turqi, ka shkaktuar jo pak zemërim në Venez