BE rrit listën e të sanksionuarve rusë

15/03/2019 - 21:08

Bashkimi Evropian shtoi tetë zyrtarë rusë në listën e sanksioneve për, siç tha, përfshirjen e tyre në aneksimin e tri anijeve të Ukrainës dhe kapjen e 24 pjesëtarëve të ekuipazhit të tyre, në Ngushticën Kërç, nëntorin e kaluar.

Atëbotë, Moska ka thënë se tri anijet e Marinës së Ukrainës kanë hyrë ilegalisht në ujërat territorialë të Rusisë.

Ky pretendim është hedhur poshtë nga Kievi dhe pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar. Bashkimi Evropian ka sanksionuar zyrtarë të lartë rusë qëkur Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014 dhe menjëherë pas kësaj ka nisur mbështetjen për separatistët në lindje të Ukrainës.

Lista e sanksioneve e BE-së përfshin tani 170 individë dhe 44 entitete ruse.

Në mesin e zyrtarëve të lartë të sanksionuar nga sot është Sergei Stankevich, nga Shërbimi Federal i Sigurisë në Krime, dhe gjenerali Aleksandr Dvornikov, udhëheqës i krahut jugor të Forcave të Armatosura të Rusisë./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria Venezueliane në Karakas nën kontrollin e Presidentit Nikolas Maduro ka denoncuar si të paligjshme marrjen këtë javë të disa prej

Procesi i Brexit është një nga çështjet më të nxehta mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.

Një vajzë 4-vjeçare ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve pasi ra nga kati i 7-të i një shumëkatëshi në qytetin Gothenburg të Suedisë.

Prokurori i posaçëm Robert Mueller thotë se as Presidenti Donald Trump, as fushata e tij dhe as ndonjë tjetër i lidhur me këtë fushatë,

Të dielën e kaluar një fluturim i Ethiopian Airlines është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë e hapi rrugën që Gjermania t’i ekstradojë azilkërkuesit në shtete të tjera anëtarë të BE-së.

Partitë Popullore Europiane vendosën përjashtimin e simotrës hungareze “Fidesz”.

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës njoftoi se ka konfiskuar një dërgesë të drogës nga Amerika Jugore me vlerë rreth 51 milionë dollarë.

Bashkimi Evropian do të pajtohet për shtyrje të datës së largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, vetëm nëse Parlamenti britanik do t