BE shpërndan 6 miliardë euro të premtuara për refugjatët në Turqi

11/12/2019 - 09:08

Bashkimi Europian ka shpërndarë plot gjashtë miliardë euro, të premtuara për refugjatët në Turqi sipas një marrëveshjeje të bërë në vitin 2016, që synon të frenojë ardhjet e tyre në bllok, njoftoi ekzekutivi i BE-së.

Sipas një deklarate të Komisionit Europian, deri tani janë shpërndarë më pak se gjysma, 2,7 miliardë euro. Një total prej 4,3 miliardë eurosh janë tashmë të akorduara në kontrata me agjencitë që kryejnë punën mbështetëse.

Në këmbim të premtimit të financimit të BE-së dhe angazhimeve të tjera, Ankaraja në vitin 2016 ra dakord për parandalimin e migrantëve dhe refugjatëve që përpiqeshin të arrinin në Bashkimin Europian, vendet anëtare të të cilit janë thellësisht të përçarë për mënyrën se si duhet të përballen me ardhjet e reja.

Megjithatë, muajt e fundit, Ankaraja i ka bërë thirrje BE-së të rrisë fondet e saj, ndërsa u ankua se paratë e premtuara nuk ishin dorëzuar dhe kërcënoi se do të hapë portat për refugjatët.

Turqia është shtëpia e popullatës më të madhe të refugjatëve në botë. Ajo mban 4 milionë refugjatë, duke përfshirë më shumë se 3,6 milionë me origjinë nga Siria.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Kanë mbërritur në Institutin Spallanzani dozat e para të vaksinës të bëra në Itali dhe nga 24 gusht ne jemi gati për eksperimentimin

Infeksionet nga koronavirusi në Itali vazhdojnë të rriten. Në 24 orët e fundit ka pasur 552 raste të reja, krahasuar me 402 ditën e djesh

Shkencëtarët në Londër që kanë prodhuar një vaksinë sintetike me dozë të ulët për COVID-19, po e zgjerojnë testimin e saj tek më shumë vu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku një avion me 191 pasagjerë në bord që fluturonte nga Dubai drejt Kozhikode në Indi është përpla

Presidenti i Libanit, Michel Aoun tha se hetimet rreth shpërthimit të depove në Bejrut nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse është shkaktu

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 2,000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan një peticion dhe kërkojnë që Franca të marrë nën kontroll Libanin pas shpërthimit vdekjeprurës në Bejr

Demonstrata të dhunshme anti qeveritare kanë nisur në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, pas shpërthimit vdekjeprurës në portin e kryeqytetit

Gjithnjë e më shumë qytete dhe rajone po insistojnë që njerëzit të mbajnë maska jo vetëm në mjedise të mbyllura, por edhe jashtë.

Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi të enjten udhëzimet e lëshuara për të “mos udhëtuar” në rang botëror, masë kjo që u morr në muajin