BE shqyrton sanksione ndaj Bjellorusisë pas akuzave për “torturë”

14/08/2020 - 13:57

Bashkimi Evropian synon të rrisë presionin ndaj presidentit të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, si përgjigje ndaj shtypjes brutale të protestave të shkaktuara nga zgjedhjet, të cilat blloku evropian i ka përshkruar si “as të lira, as të drejta”.

Pak para mbajtjes së takimit të jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, autoritetet bjelloruse kanë nisur lirimin e qindra të ndaluarve në mëngjesin e së premtes.

Shumë prej të burgosurve kanë folur për kushtet e tmerrshme të ndalimit, për rrahje dhe keqtrajtime tjera, derisa organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International, ka thënë se këto pretendime tregojnë për “torturë të përhapur”.

Të paktën dy protestues kanë vdekur dhe rreth 6,700 persona janë ndaluar prej kur kanë shpërthyer protestat më 9 gusht, meqë rezultatet zgjedhore kanë treguar se lideri autoritar, Lukashenka ka fituar një mandat të gjashtë presidencial me 80% të votave.

Ky pretendim është kundërshtuar nga kandidatja opozitare, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila është detyruar të ikë në Lituani.

Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, që ka bërë thirrje për organizim të takimit të diplomatëve të lartë të bllokut evropian, ka kërkuar edhe dhënie fund të shtypjes në Bjellorusi, si dhe respektim të të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Ai ka thënë se një ndryshim i madh politik është parakusht për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të BE-së dhe Bjellorusisë. Në Berlin, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka thënë se BE-ja “duhet të rrisë presionin ndaj udhëheqësit” në Minsk.

“Është krejtësisht e qartë se shtypja brutale dhe ndalimi i protestave paqësore nuk do të tolerohet në Evropën e shekullit 21”, ka thënë Maas. Ai ka thënë se në BE ka “diskutime intensive për sanksione”, kundër regjimit bjellorus.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një tjetër takim elektoral presidenti amerikan Donald Trump nuk ka ngurruar të përmendë marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë

Rajoni i shkëputur i Nago-Karabakut në Kaukazin e Jugut tha të dielën se 16 nga ushtarakët e saj ishin vrarë dhe më shumë se 100 janë pla

Qytetarët e Zvicrës kanë votuar të dielën në një referendum kundër propozimit të njërës prej forcave politike në vend, për të kërkuar bll

Presidenti Trump emëroi të shtunën gjykatësen Amy Coney Barrett si anëtare të Gjykatës së Lartë, për të plotësuar vendin e mbetur bosh ng

Armenia ka mobilizuar ushtrinë, pas luftimeve të ashpra me forcat e Azerbajxhanit në rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka rezultuar sërish pozitiv me koronavirus.

Ministri i Jashtëm bjellorus, Uladzimer Makey ka akuzuar vendet Perëndimore për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij, për të n

Rreth 15 000 protestues u mblodhën në Londër për të marshuar kundër masave të qeverisë britanike për ndalimin e përhapjes së koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar nga një rritje masive e numrit të viktimave nga pandemia COVID-19.

Zviceranët do të vendosin të dielën me referendum nëse do të braktisin marrëveshjen e lëvizjes së lirë të njerëzve me Bashkimin Europian.