BE: Sulmet në Arabinë Saudite, kërcënim për sigurinë rajonale

16/09/2019 - 09:10

Bashkimi Evropian tha sot se ka “një kërcënim real në sigurinë e rajonit” të Lindjes së Mesme, pas sulmeve ndaj ndërtesave të përpunimit të naftës në Arabinë Saudite.

“Sulmet e djeshme me dronë në dy ndërtesat e naftës të kompanisë Armaco në Arabinë Saudite, paraqesin rrezik real për sigurinë rajonale”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së shefes së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

“Në këtë kohë, kur tensionet janë të larta në rajon, ky sulm minon punën që po vazhdon për uljen e tensioneve dhe dialogun”, thuhet në deklaratë, ku bëhet thirrje për “përmbajtje” me qëllim që të mos përshkallëzohet më shumë situata.

Rebelët jemenas Huthi, që mbështeten nga Irani morën përgjegjësinë për sulmet e së shtunës.

Por, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se pas këtyre sulmeve qëndron Irani. Zyrtarët iranian kanë mohuar çdo përfshirje në këto sulme. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se do të shtyjë deri në shtator Samitin G7 që ishte planifikuar të mbahej në qershor

Nëse jetoni në një vend të pasur dhe doni një shembull të tregtisë dhe bashkëpunimit global, mjafton t’i hidhni një sy pjatës suaj të dar

Nipi i Mbretit të Belgjikës, Filipes, Princi Joakim ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, pasi ka marrë pjesë në një festë në S

Agjencia hapësinore e SHBA, Nasa ka kryer pak më parë lëshimin historik të mjë mjeti hapësinor privat, që transporton astronautët e saj d

Protestuesit janë përplasur me forcat e sigurisë në shumë qytete në Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd

Italia regjistroi në 24 orët e fundit 111 viktima dhe 416 raste pozitive me Covid-19.

Kompania e medias sociale Twitter i ka shtuar një paralajmërim një prej postimeve të Presidentit Donald Trump lidhur me protestat në Mine

Meqënëse tani e kuptojmë më mirë virusin Corona, teorikisht një mbyllje për së dyti prej virusit mund të jetë e shmangshme, beson virolog

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump vendosi t’i japë fund bashkëpunimit me Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Zyrtarët amerikanë njoftojnë arrestimin dhe vënien nën akuzë për vrasje të ish oficerit të policisë, të shkarkuar nga detyra, për vdekjen