BE thirrje Bosnjes për mbylljen urgjente të kampit të emigrantëve në Vuçjak

14/11/2019 - 15:57

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Bosnje Hercegovinës që të mbyllë menjëherë kampin e emigrantëve në Vuçjak, dhe të zhvendosë në mjedise tjera, të gjithë migrantët që gjenden aty.

Ministrja e Jashtme e Finlandës ,Tytti Tuppurainen në emër të presidencës së BE-së, shprehu shqetësimin se kapacitetet ekzistuese të pritjes së migrantëve në Bosnje Hercegovinë ishin “kryesisht të pamjaftueshme”.

“Fatkeqësisht, përkundër gatishmërisë së BE-së për të siguruar mbështetjen e nevojshme financiare, qeveria nuk ka siguruar lokacione të reja. Pavarësisht faktit se BE-ja vazhdon të monitorojë situatën në terren dhe përpiqet të ofrojë ndihmë, është thelbësore që autoritetet lokale dhe kombëtare të Bosnjës, të kryejnë pjesën e tyre të punës dhe të kontrollojnë situatën”, tha Tuppurainen.

Komisioneri evropian për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopulous tha se kushtet në kampin e Vuçjakut janë të papranueshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka një emergjencë në Oqean Viking, anija në brigjet e Siçilisë me 180 migrantë, e cila prej tre ditësh kërkon një port të sigurt.

Një nga vendet më të vonuara në Europë për rihapjen, Britania e Madhe nga sot ka lejuar funksionimin e kafeneve, bareve, restoranteve, pa

Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, të paktën 241.419 njerëz kanë kontraktuar virusin Sars-CoV-2 , ku gjatë 24 orëve t

Rusia njoftoi sot se kishte regjistruar më shumë se 10 000 të vdekur si pasojë e pandemisë së koronavirusit, një bilanc që mbetet më i ul

Disa muaj më parë, shumë njerëz mund të mos kenë dëgjuar asnjëherë për ilaçin Remdesivir.

Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë këtë fundjavë, ndërsa po fiton vrull një fushatë për të hequr simbolet e trashëgimisë pro

OBSH u ka bërë thirrje qeverive të zgjohen dhe të impenjohen në luftën kundër koronavirusit.

Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e ilaçit Remdesivir, për trajtimin e COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 223 raste të reja me koronavirus, duke shën