BE vazhdon sanksionet kundër zyrtarëve rusë

21/02/2018 - 18:44

   Ambasadorët e Bashkimit Evropian, kanë zgjatur edhe për gjashtë muaj ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave për 150 zyrtarë rusë dhe separatistë ukrainas të mbështetur nga Moska.

 Diplomatët e BE-së, duke folur në kushte anonimiteti për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se masa do të miratohet edhe zyrtarisht në ditët vijuese.

 Ngrirja e aseteve dhe ndalimi i vizave janë vënë fillimisht ndaj këtyre personave, sepse janë konsideruar përgjegjës për cenimin e integritetit territorial të Ukrainës më 2014, pasi Rusia ka marrë nën kontroll Krimenë.

 Prej asaj periudhe sanksionet janë zgjatur çdo gjashtë muaj.

 Diplomatët evropianë, kanë thënë se ambasadori i ri i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov, vazhdon të jetë në listën e sanksioneve.

 Rusë të tjerë të përfshirë në sanksionet e BE-së janë edhe zëvendës-kryeministri, Dmitry Rogozin, shefi i stafit të forcave të armatosura, gjenerali, Valery Gerasimov dhe prezantuesi i televizionit shtetëror, Dmitry Kiselyov./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasi policia hoqi perimetrin e sigurisë, të vendosur pas zjarrit shkatërrues të javës së kaluar në katedralen Notre Dame ka pasur dyndje

Një kompani shtetërore kineze duket se ka shpikur dronin e parë amfib, të përshtatshëm për të kryer sulme në ishuj.

Volodimir Zelenskiy, aktor satire në televizion, arriti fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u zotua se do të godasë çdo “lajm të rremë” gjatë fushatës për zgjedhjet e Parlame

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u zotua se do të godasë çdo “lajm të rremë” gjatë fushatës për zgjedhjet e Parlame

Një tërmët i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë ka goditur sot Filippinet.

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Sri Lanka, ku tre kisha dhe tre hotele u goditën nga shpërthime të organizuara.

Qeveria gjermane dëshiron të ndryshojë ligjin për azil. Në veçanti të prekur janë personat që nuk kanë shansa për azil.

Komediani ukrainas Volodymyr Zelensky ka fituar një fitore "të çmendur" në zgjedhjet presidenciale të vendit, sugjerojnë sondazhet e dalj

Lideri i partisë opozitare në Turqi, Partia Republikane Popullore (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, është sulmuar nga një grup i cili protestont