Belgjika nuk do të vendosë më masa të rrepta izolimi edhe në rastin e një vale të dytë të koronavirusit, deklaroi ministri i Brendshëm, Pieter De Crem.

“Nëse do të kishte një valë të dytë, atëherë unë mendoj se do të gjendemi në një situatë të ndryshme, përkatësisht me testime dhe gjurmime të kontakteve. Unë mendoj se që tani mund të përjashtojmë një rikthim në masat e rrepta të izolimit”, tha De Crem.

Në mesin e muajit mars, Belgjika filloi zbatimin e masave kundër koronavirusit, duke lejuar vetëm funksionimin e dyqaneve ushqimore dhe farmacive. Megjithatë, në muajin maj, vendi lehtësoi disa masa, duke lejuar hapjen e bizneseve.

Sakaq, Belgjika, ka qenë ndër vendet më të prekura në Evropë me 57.092 raste të infektuarish dhe 9.280 viktima nga koronavirusi.