Belgjika nuk regjistron asnjë viktimë nga koronavirusi

14/07/2020 - 22:37

Belgjika nuk ka regjistruar raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri gjatë 24 orëve të fundit, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 9,787 dhe Belgjika renditet në vendin e 12-të në botë për numrin e viktimave.

Me një popullsi prej 11.5 milionë banorësh, Belgjika ka nivelin e dytë të vdekshmërisë më të lartë në botë për 100,000 banorë, sipas Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA.

Sidoqoftë, krahasimet me vendet e tjera mund të jenë disi mashtruese, pasi besohet se nuk i kanë raportuar shifrat e vërteta të të infektuarve dhe viktimave.

Më 14 mars, Belgjika vendosi masat e izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Disa masa janë lehtësuar gjatë muajit maj. Deri më tani Belgjika ka regjistruar gjithsej 62,781 raste me koronavirus. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor.

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim në kushte të rënduar

Dorëzimet fillestare të vaksinës AstraZeneca në BE do të jenë më pak se sa ishte përcaktuar për shkak të një problemi teknik të prodhimit

Mijëra doza të vaksinës të Modernës kundër COVID-19,  u shkatërruan pasi një pastrues në Boston hoqi aksidentalisht nga priza frigoriferi

Italia vijon të ketë shifra të larta ditore të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit që është evidentuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës se COVID-19 me

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-p

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin që të lirojë politikanin opozitar, A

Politika italiane është tronditur pas një operacioni antimafia të zhvilluar të enjten, ku pjesë e hetimeve janë edhe drejtues të rëndësis

Në Itali kanë shpërthyer polemikat, pasi disa punonjës të shëndetësisë kanë marrë gabimisht solucion fiziologjik në vend të vaksinës anti