Belgjikë, gjenden 23 emigrantë brenda kamionit frigoriferik

23/01/2020 - 20:08

Mëngjesin e sotëm, policia e Belgjikës gjeti 23 emigrantë brenda një kamioni frigoriferik në portin e Zeebrugge. Nga hetimet paraprake rezulton se emigrantët janë me origjinë nga Eritrea dhe destinacioni i tyre dyshohet të ketë qenë Britania.

Ata dyshohet të kenë hipur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Liege në një autostradë. Emigrantët kërkonin kalim të drejtëpërdrejtë për në Britani por janë ndaluar për kontroll në një zonë industriale afër portit të Zeebrugge.

Autoritetet kanë shoqëruar emigrantët në komisariat dhe kanë vendosur në pranga drejtuesin e kamionit. Ata po vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pete Buttigieg, kandidati i parë i hapur homoseksual për president të Shteteve të Bashkuara që po tërheq seriozisht vëmendjen, ishte në e

Teksa veriu i Italisë po përjeton ditë të vështira për shkak të koronavirusit, italianët kanë boshatisur supermarketet e farmacitë për tu

Një tjetër person ka humbur jetën në Itali dhe sipas mjekëve vdekja ka ardhur nga koronavirusi. 

Bilanci i viktimave nga koronavirusi në botë ka kapërcyer 2400, ndërsa në shtetin fqinj, Itali numri i të prekurve ka arritur në 130 e 89

Frika për shpërthimin e epidemisë së koronavirusit e ka detyruar qeverinë italiane të kërkojë ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve sporti

“Për fat të keq të infektuarit me koronavirus me siguri i tejkalojnë njëqind të prekur në të gjithë vendin” - konfirmoi presiden

Shtatë persona kanë gjetur vdekjen në Turqi nga tërmeti me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter, që goditi vendin mëngjesin e sotëm.

Më 24 shkurt administrata Trump do të nisë zbatimin e rregullave të reja për emigrantët që janë përfitues të programeve për ndihmë shtetë

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-e ka vendosur vendin në “alarm të kuq” pasi raportoi vdekjen e pestë nga koronavirusi dhe më shumë

Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në kufirin mes Turqisë dhe Iranit.