Belgjikë, pezullohet mësuesi që tregoi në klasë karikaturat e Profetit

31/10/2020 - 19:08

Një zonë e Brukselit ka pezulluar nga puna një mësues që tregoi në klasë një karikaturë të Profetit musliman Muhamed, teksa diskutonte vrasjen e mësuesit francez që kishte përdorur të njëjtin imazh, njoftuan autoritetet.

Mësuesi belg i distriktit të Molenbeek, tregoi në klasë një nga karikaturat e publikuara më parë nga revista satirike Charlie Hebdo, teksa përpiqej të shpjegonte vdekjen e mësuesit Samuel Paty.

“Vendimi ynë bazohet thjesht në faktin se ato imazhe janë vulgare dhe të turpshme. Edhe sikur në to të mos ishte Profeti musliman ne do të kishim vepruar njëlloj,” tha një zëdhënës i kryebashkiakut të Molenbeek.

Në imazhin në fjalë subjektit i duken organet gjenitale teksa përkulet i zhveshur. Zëdhënësi tha se dy deri në tre nga prindërit e nxënësve 11-12 vjeçarë ishin ankuar.

Pas vrasjes me prerje koke të 47-vjeçarit Paty, Presidenti francez Emmanuel Macron nisi një fushatë të egër për atë që quante “mbrojtje të të drejtës së lirisë së shpehjes”, por protesta të shumta janë zhvilluar në të gjithë botën muslimane ku është demonizuar Franca dhe Macron është quajtur terrorist.

Belgjika fqinje, ashtu si Franca, ka parë një rritje të radikalizimit musliman dhe zona e Molenbeek me popullatën e saj të gjerë muslimane shihet si një vatër e radikalizimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 28 352 raste të reja koronavirus.

Shkencëtari i armëve bërthamor i Iranit, Mohsen Fakhrizadeh është vrarë pranë kryeqytetit Teheran.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar një letër shoqatës kosovare “Miqtë e Amerikës”, me rast

Opozita dhe mediat turke së fundmi kanë akuzuar qeverinë për fshehjen e shifrave të Covid-19.

Një tërmet më magnitudë 4.9 të shkallës rihter ka goditur sot Turqinë, duke rikthyer frikën në vend.

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të enjten se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, nëse Kolegji Zgjedhor voton për Presidentin e zgjedh

Bisedimet e Brexit për tregtinë mes Britanisë së Madhe dhe BE-së do të rinisin këtë fundjavë në Londër. BBC, duke iu referuar burimeve di

Të premten në Gjermani autoritetet shëndetësore njoftuan se numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, që nga fillimi i pandem

Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi sot banorët e Anglisë kundër thyerjes së kufizimeve të fundit antiCOVID-19, përndryshe r

Kompania AstraZeneka mund të zhvillojë një provë tjetër në shkallë botërore për të vlerësuar efikasitetin e vaksinës së saj për koronavir