Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz ka paralajmëruar Britaninë e Madhe për pasojat e një dështimi të negociatave me BE-në, mbi një marrëveshje tregtare pas Brexit.

“Një situatë e parregulluar do të kishte pasoja shumë domethënëse për ekonominë britanike”, theksoi ai në një konferencë shtypi, në përfundim të një takimi të ministrave të Financave të BE-së.

Ministri gjerman, konfirmoi se ende shpresonte që bisedimet me Londrën do të arrijnë një rezultat të mirë. Ndërsa komisioneri europian për Çështjet Ekonomike, Paolo Gentiloni, gjithashtu i pranishëm në Berlin, deklaroi se ishte në Londër për të rivendosur besimin me BE.

Pas daljes zyrtare të Britanisë së Madhe nga BE më 31 janar, britanikët dhe Bashkimi Europian filluan negociatat për marrëdhëniet e ardhshme tregtare dhe të sigurisë. Bisedimet kanë ngecur për muaj të tërë dhe marrëveshja tregtare midis palëve, e cila duhet të shmangë rivendosjen e tarifave, duket e vështirë për t’u arritur.